SHPËRNDAJE

Për të aplikuar online për dokumente duhet të përcjellën hapat si në vijim

Hapi 1.

Klikoni mbi linkun e komunës së Prishtinës i cili iu dërgon tek ballina kryesore e komunës ku bëhet aplikimi.

https://kk.rks-gov.net/prishtina

Hapi 2.

Në pjesën e sipërme të faqes në anën e djathtë tek Komuna – Online klikoni mbi butonin Apliko Online.

Hapi 2

Hapi 3.

Pasi që keni klikuar mbi butonin Apliko Online do të hapet një dritare e re me dy opsione, për të kyçur dhe për të regjistruar në sistem.

Duke u nisur nga fakti se është hera e pare që ju jeni duke përdorur sistemin e ri, ju duhet së pari të regjistrohen, andaj klikoni mbi butonin Regjistrohu duke i dhënë informatat tuaja personale. Pasi që i mbushni të gjitha fushat, klikoni mbi butonin regjistrohu.

Vëni re që duhet të mbani mend fjalimin e dhen sepse ai është çelësi kryesor për të kyçur në sistem.

Hapi 4.

Për të vazhduar aplikimin, duhet të ktheheni përsëri tek ballina e ueb faqes dhe në pjesën e sipërme të faqes në anën e djathtë Komuna – Online klikoni mbi butonin Apliko Online dhe e shkruani numrin tuaj personal (numri 10- shifror i letërnjoftimit tuaj) si dhe fjalëkalimin e dhen gjatë regjistrimit të bërë në Hapin e 3-të dhe klikoni mbi butonin Login.

Hapi 5

Hapi 5.

Pasi që jeni kyçur në sistem do të hapet një dritare e cila ofron mundësin e përzgjedhjes së dokumenteve që tani më janë aktive për të aplikuar Online.

Procesi i aplikimit është shumë i thjesht, ju vetëm duhet të klikoni mbi fushën e dokumentit për të cilin dëshironi të aplikoni dhe po ashtu t’i mbusheni fushat me detaje që kërkohen nga vet sistemi dhe kjo është e tëra.

hapi 6

Gjatë përzgjedhjes së dokumenteve të aplikimit, në mënyrë automatike do të paraqitet edhe shuma të cilin ju duhet të paguani në moment kur dokumenti sjellët nga posta tek ju.

Pasi që i keni mbushur të gjitha fushat e kërkuara ju duhet të klikoni mbi butonin Apliko dhe më pastaj do të shfaqet mesazhi KENI APLIKUAR ME SUKSES.

Ne tani më kemi testuar sistemin duke aplikuar edhe vet për një dokument online dhe brenda dy ditëve do të shohim se si po funksionin. /ameble

 

SHPËRNDAJE