SHPËRNDAJE

Me siguri se shpesh ju ka ndodhur që nuk mund të gjeni telefonin tuaj në shtëpi ose keni pas rast edhe të humbni telefonin jashtë shtëpisë ose ndoshta edhe më keq, telefoni juaj është i vjedhur.

Kompania Google ka menduar për klientët e vet, pikërisht për klientët të cilit përdorin pajisjet Android, në rast se të humbni pajisjen tuaj, Google do të ju ndihmoj.

Ju mund të gjeni ose bllokoni telefonin tuaj vetëm në tre hapa.

Hapi 1

E hapni faqen Google në cilin do shfletues të Internetit, Chrome, Fire Fox, Internet Explorer dhe kërkoni “find my phone” , dhe do të ju hapet dritarja si në foton e më poshtme. Nëse nuk jeni të lidhur me llogarinë tuaj në gmail, ju duhet të hyni në llogarinë tuaj dhe të vazhdoni më tutje.

Hapi 1

Hapi 2

Pasi kyçeni në llogarinë tuaj në gmail, atëherë do të ju shfaqet një dritare e cila do të ju tregon saktësisht se ku gjendët pajisa juaj dhe klikoni mbi një gjysmë rrumbullak të shfaqur në hartë. Në rast se keni më shumë pajisje Android, për të cilat keni përdor llogarinë e njëjtë në gmail, atëherë në pjesën e sipërme në anën e djathë, keni mundësi të bëni përzgjedhjen e pajisjes tuaj të cilin e keni humbur. Në rastin tonë, ne kemi përzgjedhur pajisjen Vivax Point X45 Pro, për të cilën edhe së shpejti do të publikojmë vlerësimin.

Hapi 2

Hapi 3

Dhe hapi i fundit iu mundëson disa opsione sikurse Ring, Lock dhe Erase për telefonin tuaj, dhe varësisht prej nevojave tuaja ju do t’i përdoreni këto opsione.

Hapi 3

Opsioni Ring – Nëse keni humbur telefonin tuaj në shtëpi dhe nuk mund ta gjeni, atëherë, klikoni në opsionin Ring, dhe telefoni juaj do të fillon të cingëroi dhe nuk do të ndalet deri sa ju ta ndaleni vet.

Opsioni Lock dhe Erase – Nëse keni humbur telefonin jashtë shtëpisë suaj ose telefoni juaj është i vjedhur dhe ju dëshironi ta bllokoni atë ose t’i largoni të gjitha informata tuaja nga telefoni sikurse kontaktet, fotot, mesazhet, etj atëherë e klikoni tek opsioni Lock dhe Erase. Me opsionin Lock, ju nëpërmes Interneti mund të bllokoni telefonin duke ia vendosur një kod, ndërsa me opsionin Erase, ju do të ktheni telefonin tuaj në gjendjen fillestare dhe të gjitha shënimet sikurse foto, kontaktet, mesazhet, etj. do të fshihen nga telefoni juaj.

Të gjithë ata që kanë pajisje Android, mund të provojnë këtë shërbim të ofruar nga Google, por të keni kujdes.

Ne rekomandojmë testimin e opsionit të parë, Ring, si dhe opsionin e dytë, Lock, por JO opsionin e tretë Erase. /ameble