SHPËRNDAJE

Teknologjia në 10 vjet të fundit ka ndryshuar botën në mënyrë drastike, në saje të rritjes së smartphone-ve dhe teknologjive të tjera përreth. Pyetja shtrohet se si do të jetë e ardhmja? Një raport i ri që është shpërndarë nga Samsung’s SmartThings, shpjegohet për parashikimet se si do të jetë bota në 100 vitet e ardhshme!

Sipas Samsung-ut, pamja e qyteteve mund të ndryshojë në mënyrë drastike ku popullata do të vazhdojë të rritet dhe hapësirat do të pakësohen. Si rezultat i kësaj ndërtesat do të bëhen edhe më larta, por në vend se të shkojmë në qiell, ne prapë mund të përfundojmë të jetojmë dhe punojnë nën tokë në “earthscrapers”. Ndoshta mund të jetojmë edhe në qytete masive nënujore. Natyrisht, se në 100 vjetet e ardhshme ne mund të jem të gjallë dhe të funksionojmë në hapësirë.

Samsung thotë se njerëzimi do të kolonizoj fillimisht Hënën, duke vazhduar kështu me planetin Mars e tutje.

Raporti gjithashtu parashikon një rritje të madhe të Dronve, të cilët mund të përdoren edhe për bartjen e njerëzve. Në të ardhmen, mund të ndodhë që edhe shtëpitë tona t’i bartim në pushime apo kudo tjetër.

Përderisa jemi të shtëpitë, Samsung parashikon se mënyra se si do të jetojnë në shtëpi do të ndryshojnë në mënyrë drastike. Muret do të jenë smart duke eliminuar nevojën për dekorime fizike. Në vend të gatimit, do të kemi shtypsa 3D që do të përgatisin ushqimin tonë, kurse në vete do të përdorim një pajisje monitoruese mjekuese që do të kontrolloj shëndetin tonë.

Disa nga këto mund të tingëllojnë si një shkencë-fantazi, por shumica e këtyre që i përmendem mund të ndodhin brenda 100 viteve të ardhshme. /ameble

SHPËRNDAJE