Kompania finlandeze për pajisje mobile Jolla, ka prezantuar smartphone-in e tyre të parë që shfaqet më platformën e re të quajtur Sailfish OS.
Ende nuk është e qartë nëse kompania ka nxjerrë një emër të saktë për ketë pajisje, por ajo ka përdorur termin “The Other Half” (gjysma tjetër), që nga mbrapa kapaku i kësaj pajisje vjen në ngjyra të ndryshme. Smartphone-i është me çmim prej 399 Euro, pa taksa.
Ky smartphone përmban ekranin 4.5 inç dhe posedon procesorin 2-bërthamor, kamerën me auto-fokus 8 megapikselë dhe hapësirën e brendshme për ruajtje do ta ketë 16GB me mundësi zgjerimi me anë të kartelës microSD. Gjithashtu përmban lidhjen 4G LTE.
Kjo pajisje është e përshtatshëm me aplikacionet e Android-it, e cila do të jetë e aftë të përdorë aplikacionet Android, edhe pse për momentin ende nuk është e qartë se si do të funksionoj.
Siç përmendem me lartë, ky smartphone përdorë platformën Sailfish e cila është e bazuar në MeeGo. MeeGo bëri zhurmë kur filloi në smartphone-in Nokia N9. Megjithatë, Nokia atë kohë braktisi MeeGo-n dhe për smartphone-t e saj të ardhshëm zgjodhi platformën Windows Phone, që nga aj moment një grup i punëtorëve të MeeGo-s u larguan nga kompania për të filluar kompaninë e re Jolla dhe menjëherë filluan me smartphone të tyre.
Jolla synon të filloj me shitjen e smartphone-it deri ka fundi i këtij viti, mirëpo nga tani ata kanë filluar të bëjnë para-porositë për ata që dëshirojnë ta kenë. Kjo nga kompania gjithashtu do të përdoret për të vlerësuar reagimin ndaj blerësve të tyre në mënyrë që të mund të vendosin nëse ka kërkesa për të apo jo.
Numri i shteteve se ku do të transportohet kjo pajisje mbetet të zbulohet më vonë.|ameble|
[youtube id=”K4lWTsqFe6I” width=”600″ height=”350″]