Samsung së fundmi ka nxjerr një aksesor të ri ku ju mundëson që nëpërmes smartphone-it apo tabletit tuaj Samsung të mbushni pajisje të tjera me energji. Kjo nuk është diçka e re, eksitojnë produkte të tilla edhe nga Lenovo apo kompanitë tjera që ofrojnë këtë funksionalitet, por për kompaninë Samsung është diçka e re sepse si duket do ta shfrytëzoj në familjen e saj të Gadgets-ave.
Ky produkti, zyrtarisht quhet “Samsung Power Sharing Cable,” dhe ju mundëson që jetën ekstra të baterisë që keni shembull, në Galaxy S5, Galaxy Tab S, Galaxy Alpha, Galaxy Avant ose Galaxy Note 4 të shfrytëzoni të çdo produkt që posedon portën microUSB. Kjo i bie që njëra anë e kabllit vendoset në portën e Smartphone-it të lart-përmendur dhe ana tjetër në ndonjë smartwatch, Bluetooth Speaker, apo edhe në ndonjë smartphone tjetër.
Samsung tanimë ka filluar me shitjen e kësaj kabllo për 19.99$ ku gjithashtu për përdorim i nevojitet një aplikacion i veçantë i quajtur “Power Saving” që mund të shkarkohet nga Google Play ose Samsung Apps. /ameble