SHPËRNDAJE

Ndoshta ju ka rënë para sysh ta shihni fotot e kamerës koncept të Instagram-it që është paraqitur nëpër internet vitit të kaluar, dizajni i pajisjes është projektuar nga Socialmatic, dhe tanimë ata kanë njoftuar që janë bashkuar me Polaroid dhe pajisja do të shkojë në prodhim.

Të dy kompanitë nuk kanë njoftuar diçka për karakteristikat e sakta të kësaj kamere, por ajo do të vijë me etiketimin Polaroid dhe pritet të lansohet në vitin 2014.

“Jemi shumë krenarë që punojmë së bashku me C&A dhe Polaroid, gjigandët e fotografisë digjitale,” tha Z. Antonio De Rosa, shef ekzekutiv në Socialmatic. “Ka qenë një negocim i gjatë dhe i vështirë, por ishim të motivuar fuqishëm për të arritur një marrëveshje për të krijuar një revolucion të vogël të fotografisë digjitale”.

Për ma shumë detaje do të njoftojmë më kohë. |ameble|

[divider top=”0″]

SHPËRNDAJE