Edhe pse një PC-on-a-stick mund të duket i favorshëm, zakonisht ky lloj kompjuteri është shumë i limituar: ka vetëm një portë, dhe duhet ta lidhësh me një burim të rrymës elektrike. InFocus, kompania e projektorëve, mendon që ka gjetur një ide më të mirë. Kangaroo PC është një kompjuter me bateri që punon me sistemin operativ Windows 10 dhe ka përmasat e një smartphone: mund ta mbani në xhep, mund ta lidhni me pajisje të tjera periferike dhe mund të punojë deri në katër orë pa e karikuar. Kangaroo PC mund të lidhet edhe me një iPad nëse dëshironi. Për sa i përket portave, pajisja ka një portë HDMI dhe dy porta USB, dhe duket se në të ardhmen opsionet mund të shtohen.
Megjithatë, ky sistem nuk është shumë i fuqishëm, për shkak se ka një procesor Atom x5, 2GB RAM dhe 32 GB memorie të brendshme që mund të zgjerohet me memorie të jashtme. Kjo pajisje është në tregun e ShBA-së për vetëm 99 dollarë, duke e bërë mjaft konkuruese me rivalët e saj. /ameble