RadeonAMD ka njoftuar sot ditën e daljes në treg të kartës së re grafike AMD Radeon R9 295X2. Karta grafike do të dalë në treg në datën 21 Prill me çmimin prej 1500 dollarësh dhe ofron 5632 procesorë me dy bërthama Hawaii XT, 352 TMU (njësi e hartimit të imazhit) dhe 128 ROP (njësi e paraqitjes së imazhit).

AMD Radeon R9 295X2 është e pajisur me një memorie masive prej 8GB GDDR5 me frekuencë 1250MHz (por punon me 5GHz) dhe është e pajisur me një freskuese dhe me sistem me ftohje me lëng.

AMD e ka ndërtuar kartën e re grafike duke u bazuar në të njëjtën mënyrë siç ndërtuan kartën grafike AMD Radeon R9 290X, por karta grafike e re ofron gati dyfishin e fuqisë së procesorit që ka versioni paraardhës. R9 295X2 është dizenjuar posaçërisht për t’u përdorur me ekranë 4K Ultra HD.

Kjo kartë grafike ofron fuqi procesuese prej 11,5 teraflop/s me anë të memories 8GB GDDR5 dhe 5632 procesorëve që ka. Për informacion më të detajuar në anglisht vizitoni website zyrtar të AMD. /ameble