SHPËRNDAJE

Njerëzit të cilët nga Google kërkojnë apo shfletojnë për fotografi shpesh bëjnë dy gjëra: shikojnë fotografitë dhe gjithashtu burimin e tij. Google ka ndjekur me vëmendje ketë dhe tani është në fillim të një eksperiencë të re dhe më të mirë të kërkimit për përdoruesit e saj, veçanërisht ata që kërkojnë për një ose më shumë fotografi nëpërmes motorit te kërkimit të tyre.

Google thotë se ka ri-dizajnuar Google Images. Së pari, rezultatet e fotografive tani do të shfaqet në një panel horizontal, duke e bërë kërkimin më të shpejtë dhe më të besueshëm. Një tjetër aftësi është rrokullisja nëpërmjet fotografive duke përdorur tastierën. Shfletimi para dhe mbrapa i rezultateve te kërkimit tani mund të bëhet me opsionin scroll. Për ueb-masterë, Google do të shfaq informacione të detajuar në lidhje me fotografitë.

Sipas Google ky ndryshim pritet të vij në ditët e ardhshme. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE