Agjensia “Gartner” qe merret me këshilla dhe hulumtime në Teknologji ka njoftuar se kompanitë do të shpenzojnë mbi 3.6 trilion$ ketë vit në mbarë botën për produkte dhe shërbime nga fusha e teknologjisë informative(IT), e cila është në rritje për 3% në krahasim me shpenzimet e vitit të kaluar. Raporti thotë se tregu më i madh për IT-n do të vazhdoj të jetë ne shërbimet e telekomunikacionit, qe do të rritet në 1.7 trilion$ këtë vit deri ne 1.4% nga viti i kaluar. Më se shumti do të shpenzohen për teknologjinë e internetit dhe konsumin i elektronikës nga bizneset më ekonomitë në zhvillim. Shërbimi “Cloud computing“ gjithashtu do të jetë një nga fushat që do të marr një rritje të konsiderueshme, sipas Gartner. Shpenzimet ne ketë teknologji pritet të rritet në 109 miliard$, 19% me shumë. Kjo sasi pritet të dyfishohet deri në vitin 2016. |computerworld.com| [divider top=”0″]