Windows 8Kur vjen puna për të mbrojtur privatësinë dhe popujt e tyre në ndikim nga bota e jashtme, Kina është shumë e rreptë. Na ka rënë të dëgjojmë që ky vend ka imponuar ligje mjaft të rrepta, ata deri me tani nuk kanë lejuar prodhues e konsolave tjera për të shitur prodhimet e tyre në ketë vend apo edhe shumë tjera raste.

Tani lajmi i papritur vjen nga Reuters, ku sipas tyre Kina ka njoftuar se do të heq sistemin operativ Windows 8 të Microsoft-it nga kompjuterët e qeverisë. Kjo është transmetuar nga agjencia e lajmeve Xinhua, ku ka deklaruar se sipas qeverisë, arsyeja ishte për të kursyer energji, si dhe për të garantuar sigurinë. Për fat të keq agjencia e lajmeve as qeveria kineze nuk kanë ofruar informata tjera shtesë sa i përket kësaj arsye.

Kjo vlerësohet si një goditje e madhe për Microsoft-in, sepse siç është tani, ku është vlerësuar nga kompania e të dhënave Canalys, 50% e desktop-ve PC në tregut e Kinës janë ende duke përdorur Windows XP.

Duke e ndaluar ketë nga institucionet atëherë për Microsoft-in do të jetë edhe më vështirë për të hyrë në tregun e tyre. /ameble