SHPËRNDAJE

Kodak InstamaticKodak sapo ka njoftuar për planet e tyre për një smartphone të ri Android që pritet të lansohet në fillim të muajit të ardhshëm. Ky smartphone që si fokus e ka fotografinë, zyrtarisht do të prezantohet në ngjarjen CES 2015.

I dizajnuar në partneritet me prodhuesin Bullit Group, smartphone i ri nga Kodak premton një përvojë të lartë dhe të fundit që është i lehtë për t’u përdorur, edhe në qoftë se nuk jeni të mire në teknologji. Ky smartphone do të vijë gjithashtu i instaluar me softuerin që merr, ruan dhe shtyp fotografitë, së bashku me ndërfaqen e tyre të veçantë. Megjithatë, nuk është dhënë asnjë detaj se çfarë lloj i kamerës do të jetë brenda tij.

“Kodak është një prej emrave më të njohur në botë. Është e besueshme nga konsumatorët si një markë me kualitet dhe inovacion”, ka thënë krye-shefi i Bullit Group, Oliver Schulte.

Sidoqoftë mbetet të shihet se çfarë do të na sjell Kodak në tregun e smartphone-ve, në të njëjtën kohë kjo kompani ka deklaruar së në ngjarjen CES ka edhe pajisje tjera që pritet ti lansoj, duke përfshirë një tabletë me kamerë të lidhur. /ameble

SHPËRNDAJE