SHPËRNDAJE

KodakKompania Kodak viteve të fundit ka marr rrugën e falimentimit. Edhe pse, ajo ende na jap atë kujtesën e vjetër si një kompani e aparatave fotografik dhe ofrues i filmit të së kaluarës, mirëpo tani si duket po merr një qasje krejtësisht të ndryshme. Ne, në të ardhmen nuk do të shohim ndonjë kamerë të re nga Kodak, ajo tani do të fokusohet në diçka më të madhe se një kamerë apo film aparati.

Kompania do të përqendrohet në biznesin e saj të printimit (shtypit). Ajo edhe në të kaluaren ka shitur printera për konsumatorët, shumë prej tyre e kishin si fokus shtypjen e fotografive digjitale, por që kjo ende do të jetë fokusi i saj. Në vend të kësaj, ajo dëshiron të vënë një shtytje të përtërirë në ndërmarrje për printera që do të përdoren në kompani të mëdha, ka raportuar Bloomberg. Ata gjithashtu do të shesin pjesë që do të përdoren në ekranet me prekje për tablet dhe smartphone.

Kompania në të vërtetë nuk kanë shumë mundësi për zgjedhje, duke parë historinë e saj të kaluar si një kompani e fotografisë. Janë mbyllur 13 fabrika të saj dhe janë larguar nga puna rreth 50.000 punonjës që ishin të përfshirë në këto fabrika.

Pra kompania Kodak sot është shumë e zbehtë. Ajo ka vetëm 8.500 të punësuar të cilët do të kenë përgjegjësi të madhe për aq çka u ka mbetur. |ameble|

SHPËRNDAJE