Ishte viti 2014, kur dëgjuam për Gjirafën, Gjirafa po vjen, një diçka e re po vjen Shqip! Fillimisht ishim të habitur se çfarë mund të jetë ajo. Një kompani e re kosovare e cila në fakt do të jetë një makinë kërkimore që kupton vetëm shqip. Uauu!! Ishte një diçka e re, një ide inovative e cila do të sjellë informata relevante që do të jenë lehtësisht të shfrytëzueshme nga më se 12 milionë shqipfolës nga e mbarë bota.

Në Maj te vitit 2014, për herë të parë bëhet një intervistë publike për StartupYard, me ç’ rast  themeluesi i Gjirafa-s Mërgim Cahani, ka shpjeguar në detaje të plota, planet për makinën e parë kërkimore shqip Gjirafa.com. Në një pjesë të intervistës, Mërgimi tha “Ne nuk jemi Google. Ne kemi diçka që Google nuk ka. Gjirafa ka qasje në të dhëna lokale, e kupton tregun dhe ka zhvilluar teknologji për kërkim të plotë të tekstit në gjuhën shqipe. Kjo është diçka që askush tjetër nuk e ka bërë ndonjëherë, përfshirë dhe Google. Gjuha Shqipe qëndron e vetme si gjuhë, pa të afërm”.

Në muajin Korrik të vitit 2014, Gjirafa.com ka lansuar versionin Beta të saj, duke ofruar qasje ekskluzive vetëm për ata të cilët janë regjistruar apo regjistrohen për qasje të hershme. Ftesat e para për të testuar dhe përdorur Gjirafa.com janë dërguar, ku ndër përdoruesit e parë dhe ekskluziv ishte edhe ameble. Përshtypjet tona të para ishin mbresëlënëse, si nga pamja e faqes ashtu edhe nga efektiviteti i kërkimit.

Më 9 Tetor 2014, në ora 15:00 në Sheshin 21 në Prishtinë, është zyrtarizuar hapja e Gjirafa.com për të gjithë shqiptarët. Gjirafa, Inc., – Dega në Kosovë, është kompani e avancuar e teknologjisë, produkt kryesorë i së cilës është makina kërkimore në Gjuhën Shqipe, Gjirafa.com.

Gjirafa Team

Gjirafa, Inc., është korporate e themeluar në SHBA-së, nga Mergim Cahani, CEO dhe dy bashkëthemeluesit, Ercan Canhasi dhe Diogjen Elshani.

Gjirafa Invest2Se, Gjirafa është duke u bërë një faktor i rëndësishëm për rritjen e ekonomisë digjitale në Ballkan, tregon edhe fakti i mbështetjes dhe përkrahjes së vazhdueshme të kompanive ndërkombëtare në rritjen e më tejme të Gjirafës. Këtë e laboron edhe artikulli në një ndër portalet prestigjioze të teknologjisë techcrunch.com.

Respektivisht, Gjirafa do të përfiton dy milionë dollarë për raundin e “Serive A” të udhëhequr nga firma prestigjioze Rockaway Capital me bazë në San Francisko dhe Pragë.

Financimi ka për qëllim për të zhvilluar ekonominë e internetit në Ballkan, duke digjitalizuar dhe indeksuar informacionet në Shqipëri e Kosovë. Well done guys! /ameble.com