SHPËRNDAJE

Gati tetë muaj që kur Microsoft kishte publikuar planet e saj për të blerë biznesin e pajisjeve dhe shërbimeve të Nokia-së në vlerë prej 7.2 miliardë $, pagesë dhe kontratë kjo e cila sot është kompletuar. Lajmi është njoftuar gjithashtu edhe nga të dy kompanitë.

Nadella Elop

Microsoft ka marrë përsipër biznesin e kompanisë finlandeze Nokia, e cila deri më tani prodhonte më shumë se 90% të pajisjeve më Windows Phone. Tani për tani, Microsoft thotë se 25000 punonjësit e ri që ishin pjesë e Nokia-s do të mbeten relativisht të ndarë nga pjesa tjetër e kompanisë, mirëpo e ndarë në një pjesë të quajtur Microsoft Mobile. Integrimi i plotë i ekipit të ri në pjesën tjetër të kompanisë nga Redmond do të marrë pak kohë, dhe prioritet i parë i Microsoft-it është që të mbajë prodhimin dhe trendin e smartphone-ve të ri, pa asnjë ngecje apo dallim në këto ndryshime.

Marrëveshja për të cilën Microsoft shpresonte ta mbyllë në Janar të 2014-ës, nuk ka shkuar edhe krejt pa probleme. Edhe pse bashkimi teknikisht është kryer, Nokia do të vazhdojë të veprojë me një fabrikë në Korenë e Jugut dhe një tjetër në Indi si kontraktues për Microsoft-in.

Sido që të jetë shumë pikëpyetje do të mbesin për disa gjëra përderisa të dy kompanitë ecin përpara. Nuk dihet ende nëse Microsoft do të shuaj disa nga seritë e produkteve të Nokia-s, veçanërisht tabletin Nokia 2520, i cili teknikisht konkurron kundër produkteve të Microsoft-it, si p.sh Surface. Në anën tjetër Nokia siç është tani, pritet të përqendrohet në tri biznese të saj të mbetura, si shërbimi i hartave HERE, infrastruktura e rrjetit që ka, si dhe licencat.

Por, pa marrë parasysh se çfarë ndodh më tej, një është e sigurtë se do të jetë një kapitull interesant në historinë e Windows Phone-it. Ne, e mirëpresim! Adiós Amigos Nokia! /ameble

SHPËRNDAJE