Google organizon ngjarjen e saj Google I/O, Apple WWDC-në, kurse Microsoft ka konferencën e saj vjetore të quajtur “Build” që organizohet për të tërhequr zhvilluesit të cilët kanë zhvilluar ose janë të interesuar të zhvillojnë aplikacione për platformat e saj.
Microsoft të martën ka njoftuar së konferenca “Build” për këtë vit do të mbahet nga data 26 deri 28 Qershor në San Francisko, kurse regjistrimi do të fillojë më 2 Prill.
Kjo do të jetë konferenca e parë për zhvilluesit e Microsoft-it pas lansimit të sistemit operativ Windows 8, dhe ka të ngjarë së do të shfaqen informacione të reja për sistemin e ardhshëm Windows Blue që sipas thashethemeve është në projekt të ofroj përmirësime për gjeneratën e parë të kompjuterëve Microsoft me prekje (touch). |ameble|