Google IO2014Konferenca vjetore për zhvillues Google I/O është caktuar të mbahet nga 25-26 Qershori në qendrën Moscone të San Franciskos. Vitin e kaluar, kjo ngjarja u fokusua me shumë në harduer, edhe pse Google kishte përdorur skenë për të njoftuar për disa shërbime të mëdha të reja, duke përfshirë Google Play Music All Access dhe aplikacionin Hangout.

Lajmi është dhënë nga zëvendës presidenti i lartë i Google-it Sundar Pichai, i cili vitin e kaluar mori pozitën si kreu i Android-it, Chrome-it dhe Google Apps. Është e paqartë se çfarë mund të pritet rreth kësaj ngjarje, ka shumë gjasa që mund të shohim një pasues të Nexus 5, gjithashtu tableti Nexus 10. Google kishte prezantuar laptopin e tyre Chromebook Pixel vitin e kaluar, kështu që ndoshta do të shohim një model më të madh të kësaj serie.

Google I/O është një konferencë jashtëzakonisht e njohur, kështu që qëndroni me ne sepse do ta përcjellim ketë ngjarje drejtpërdrejt. /ameble