SHPËRNDAJE

Samsung Galaxy AlphaEdhe më herët kemi bërë njoftimin për një seri të re e njohur si “ Galaxy A” nga Samsung dhe si duket tani më kemi edhe specifikat e para për modelin e ri Galaxy A7.

Samsung Galaxy A7 do të vijë me një ekran 5.2 inç me definicion të plotë me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve i përkrahur nga procesori 8-bërthamor 64-bit Qualcomm Snapdragon 615 me shpejtësi prej 1.5GHz si dhe 2GB RAM memorie.

Përveç tjerash, modeli Galaxy A7 ka të ndërtuar 16GB hapësirë të brendshme, ka të integruar 12 megapiksel kamerën e pasme dhe 5 megapiksel kamerën frontale si dhe përkrahë teknologjitë Bluetooth, WiFi dhe 4G LTE.

Samsung pritet të lanson tri modele të serisë A, duke përfshi Galaxy A3, Galaxy A5 dhe Galaxy A7, ndërsa zyrtarizimi i këtyre modeleve pritet të bëhet në ditët në vijim. /ameble

SHPËRNDAJE