Tani më është e njohur se HTC do të prezanton pajisjen e re HTC One E9 + në iventin e tyre i cili do të mbahet me 8 prill në Kinë.
Dhe para prezantimit zyrtar specifikat të HTC One E9 + tashmë janë të listuar në faqen e internetit HTC në Kinë duke i konfirmuar specifikimet për këtë smartphone të ri Android.
HTC One E9 + vjen me ekranin QHD 5.5 inç me rezolucion prej 2560 x 1440 piksela i përkrahur nga procesori MediaTek MT6795T me 8 bërthama me shpejtësi 2 GHz dhe 3GB RAM memorie.
Pajisja po ashtu do të do të vijë me kamerën kryesore 20 megapiksel, kamerën frontalen 4 megapiksel si dhe 32GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet me anë të micro SD kartelës deri në 128GB.
Çfarë çmimi do të ketë pajisja HTC One E9 +, do të kuptojmë me 8 prill. /ameble.com