SHPËRNDAJE

Para pak ditësh kemi publikuar lajmin për konferencën e thirrur nga divizioni i Samsung në Gjermani. Ndër të tjera në këtë artikull kemi përmendur faktin se në ftesën që është shpërndarë nga Samsung thuhet “diçka e vogël, do të jetë shumë e madhe” dhe “bëhuni gati për një sensacion”. Në mes të kësaj ftese është shkruar shkronja “S” e cila simbolizon familjen e pajisjeve Galaxy të prodhuesit korean Samsung dhe ajo çfarë ne kemi konkluduar se do të  publikohej ishte pikërisht Smartphone-i Samsung Galaxy S3 Mini.  Sot ky lajm u konfirmuar të jetë i vërtet nga vet drejtori ekzekutiv i Samsung JK Shin.  “Ne do të lansojmë një Galaxy S3 të madhësisë 4inç me 11 Tetor në Gjermani” tha Shin. Specifikat harduerike të tij priten të jenë përafërsisht të ngjashme me ato të S3. Detaje tjera nuk janë publikuar, por ne ju ftojmë që nesër me datën 11 të përcillni këtë ngjarje në Ameble.

|ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE