SHPËRNDAJE

Kosova Prefiksi +384Ju kujtohen prononcimet e vitit të kaluar kur u përfol që Kosova shumë shpejt do të ketë prefiksin e vet, ishte shefi i Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit, Ekrem Hoxha që kishte deklaruar për gazetën Express, së kjo do të ndodh dhe shumë shpejt do të kemi prefiksin tonë shtetëror.

Sot, zyra e Bashkimit Evropian si sponsor kryesor i bisedimeve që nga fillimi për ketë çështje, u ka dorëzuar autoriteteve tona raportin pozitivë 17 faqe, që sqaron së është pranuar kodi telefonik për Kosovën. Në ketë raport nënshkruar nga ITU, dhe që u dorëzua nga BE-ja tek autoritetet tona kosovare, në faqen e parë ceket së prefiksi +384 është kodi telefonik i Republikës se Kosovës.

Përparësitë e mëdha të kësaj marrëveshje janë, sepse ne si përdorues i rëndomt shumë shpejt do të kemi vetëm një numër, duke zgjedhur këtu cilin do shërbim të telefonisë që dëshirojmë, pa pasur nevojë ta ndryshojmë numrin kontaktues psh. numri juaj mund të kalohet nga shërbimi ValaIpko apo Z-Mobile etj. pa ndryshuar prefiksi, hyrja, apo edhe numri.

Si duket për kodin, meritat me të mëdha i takojnë përfaqësuesve që janë në dialog me Serbinë, sepse edhe Serbia është pjesë e ITU-së, e që si duket ajo e ka pranuar ketë.

Raporti pritet të nënshkruhet nesër me datë 1 Prill (ditën e gënjeshtrave), nga Kryeministri i vendit në një ceremoni të organizuar nga Kryeministria. 🙂 |ameble|

SHPËRNDAJE