Dallimet themelore në mes  IOS 5.1 dhe IOS 6

Më poshtë në një përmbledhje të shkurtër kemi listuar dallimet thelbësore në mes versionit IOS 5.1 dhe IOS 6 të Apple “ IOS (Iphone Operating System)” sistemit operativ.

  • iOS 6 prezanton një koncept të ri të Passbook i cili mund të përdoret për të ruajtur informatat rreth e-tiketave në smartphonin tuaj, gjë të cilën IOS 5 nuk e dispononte.
  • iOS 6 ju mundëson që të përdorni aplikacionin Facetime përmes 3G ku më pare në IOS 5.1 ishte e mundur vetëm përmes rrjetit WiFi.
  • iOS 6 ka një version më të bukur dhe të përmirësuar të ueb shfletuesit Safari.
  • iOS 6 ka një opsion të ri i quajtur “VIP mailbox” që mundëson siguri më të lartë për posten elektronike private.
  • iOS 6 mundëson që Siri të përdoret në veturë në përputhje me konceptin “Eyes Free” përmes butonave në pjesën e timonit, gjë të cilën IOS 5.1 nuk e ka disponuar.
  • iOS 6 mundëson Siri-n në Ipad-in e ri.
  • iOS 6 ka një integrim më të mirë të rrjeteve sociale Facebook dhe Twitter në krahasim me IOS 5.1
  • iOS 6 sjell një version të ri të aplikacionit “Apple Maps(Hartave)” duke e bërë atë më atraktiv se më parë.

|ameble| [divider top=”0″]