SHPËRNDAJE

Dje gjatë ditës kemi parë gjersa kompani të mëdha si Samsung, Sony, LG, ZTE, etj kanë prezantuar produktet dhe të arriturat e tyre në teknologji në panairin më të madh të teknologjisë mobile në botë, MWC 2014 që po mbahet në Barcelonë.

Ndër produktet e prezantuara kemi parë dy konkurrent serioz të njëri tjetrit. S’ka dyshim se kemi pritur që Samsung të prezantojë linjen e re të telefonave Galaxy, dhe kjo ndodhi pak orë më pare, por një gjë të cilën nuk e kemi pritur me shumë interes ka qenë prezantimi i Sony-it me mrekullinë Xperia Z2.

Samsung Galaxy S5 dhe Sony Xperia Z2 pa dyshim janë aktorët kryesorë të “shfqjes” MWC 2014.

Gjërat që janë prezantuar në MWC mbrëmë dhe sot gjatë ditës pa dyshim janë një mundësi për ne si konsumator dhe entuziast të teknologjisë të shijojmë më shumë produkte, dhe kjo është një gjë e mirë.

Konsiderojmë që smartphone-t Samsung Galaxy S5, Sony Xperia Z2 dhe LG G2 janë ndër telefonat e mençur më të mire që deri më tani janë zbuluar. Andaj më poshtë kemi përgatitur një tabelë me krahasimet rreth specifikave të secilit prej tyre.

Galaxy S5 është fuqizuar nga virtualiteti i çipit të njëjtë sikur Galaxy S4, veçse këtë here fuqia e tij është rritur nga 2.3GHz në 2.5GHz. Snapdragon 801 në Xperia Z2 është pothuajse i njëjtë. Nuk ka dyshim që dizajni dhe mbështjellja fizike e këtyre dy pajisjeve dallon, andaj edhe përzgjedhja për më të preferuarin na takon ne si konsumatorë.

Për më shumë shikoni krahasimin që kemi bërë në mes smartphone-ve: Samsung Galaxy S5, LG G2 dhe Sony Xperia Z2.  \ameble

[komper pid=92,8,94 category=1 compareform=yes]

SHPËRNDAJE