SHPËRNDAJE

Edhe pse me karakteristika të ulëta kompania kroate HG Spot ka arritur të lansoj smartphone-in e parë vendor. Smartphone-i kroat i koduar si “Forcebook Ultraphone 40” kushton vetëm 499 kuna kroate (ose 66 €) dhe ka shënuar kështu rritjen e prodhimit për smartphone të lirë.

Forcebook HG Spot Sasa Loncar

Më herët edhe një tjetër kompani kroate e quajtur M San kishte njoftuar se ka në plan të prodhoj një smartphone, mirëpo HG Spot ishte më e shpejt dhe e bëri atë para tyre. Pra ky është një hap i mirë për kompaninë gjithashtu edhe për shtetin kroat.

Karakteristikat e smartphone-it kroat Ultraphone ForceBook 40 janë:

  • Ekrani: 4 inç HVGA 320 X 480 pikselë
  • Procesori: 1 GHz Spreadtrum 6820
  • Memorie: 512 MB ​​RAM
  • Kamera: 0.3 megapikselë frontale, të pasme 2.0 megapikselë
  • Dual SIM
  • ROM 256 MB
  • Slotën për kartelë microSD
  • WiFi 802.11 b/g
  • Platforma: Android 4.0
  • Baterija: 1.600 mAh, plus një bateri rezervë vjen me të. |ameble|
SHPËRNDAJE