SHPËRNDAJE

AppleID Danger- Ameble2

Për ata që dinë se çfarë janë duke bëre, shanset për të pasur një problem të tillë janë relativisht më të vogla. Sidoqoftë, çdo ditë e më shumë po bëhet më e lehtë për të manipuluar me teknologjinë, dhe kjo donë të thotë që ata që dinë “mjaftueshëm” sa për tu future në telashe, do ta gjejnë një gjë të tillë.

Fjala është për virusin që ka filluar të shpërndahet nëpër disa pajisje Android të cilat disponojnë versionet e vjetra të sistemit operativ si dhe rrezikun tjetër që ka filluar të raportohet së fundmi rreth vjedhjes së identitetit të Apple ID në iPhone-t që janë “Jailbroken”.

Sipas analistëve të sigurisë kibernetike, në momentin që iPhone bëhet Jailbreak, aplikacionet që i marrim përmes dyqanit Cydia janë të pa sigurta, të pa etiketuara dhe thjeshtë burim i këtyre aplikacioneve mund të bëhet kush do, duke përfshirë edhe ata që njihen si “black hat hackers”.

Nga të dhënat e mbledhura del se në pajisje të tilla ka filluar të qarkullojë një Malware me emrin “unflod” i cili po infekton pajisjet duke vjedhur më pas identitetin e Apple të përdoruesve.

Andaj rekomandohet që pajisjen tuaj Apple të mos e bëni Jailbreak. Përndryshe, nëse tashmë pajisja juaj është Jailbreak, hapeni aplikacionin SSH/Terminal dhe kërkoni për fajllin “Unflod.dylib” i cili mund të gjendët në folderin /Library/MobileSubstrate/DynamicLibraries. Menjëherë pasi të vëreni se ky fajll ekziston fshijeni atë duke klikuar “delete.” /ameble

SHPËRNDAJE