
Pas valës së fundit të shtrirjeve, sinjali i platformës Kujtesa tani është prezent në disa fshatra në komunat e Lipjanit, Vushtrrisë, Mitrovicës, Therandës, Prizrenit e Dragashit.
Magura dhe Konjuhi janë fshatrat e fundit që mbulohen me shërbimet e platformës Kujtesa në komunën e Lipjanit. E njëjta vlen edhe për fshatrat Novolan, Vërnicë, Bruznik, e Reznik në komunën e Vushtrrisë. Në Mitrovicë, Kujtesa tani është e pranishme edhe në Frashër, Smrekovnicë, e Kqiq. Banorët e Korishës së Prizrenit tani kanë në dispozicion shërbimet e Kujtesës, ndërkohë në Therandë janë pesë fshatra që mbulohen me sinjal: Gelancë, Bukosh, Sallagrazhdë, Neperbishtë, Greikoc.
Në komunën e Dragashit, shërbimet e platformës Kujtesa tani ofrohen në 16 fshatra përfshirë edhe fshatra si Breznë, Buqe, Zym, Qollopek, etj.
Platforma Kujtesa gjithnjë është duke zgjeruar rrjetin e saj me qëllim që tu ofroj kosovarëve shërbimet më cilësore të internetit dhe televizionit kabllor. /Kujtesa