SHPËRNDAJE

Microsoft ka filluar një fushatë të re që synon të informojë përdoruesit e Google-it për mënyrën se si gjiganti i kërkimit shfaq rezultatet në faqen e tyre Shopping.

Microsoft u bën thirrje me uebfaqen e tyre të re “Scroogled“, qe shfaq një nismë te re të Google-it për pjesën e tyre Shopping dhe shpjegon se i kthen te gjitha rezultatet e kërkimit në reklama të paguara, në vend të rezultateve aktuale, relevante të dobishme.

Google nga muaji maj, kishte marr vendimin për të lëvizur në mënyrën e re ku të gjithë tregtarët, të paguajnë për click, ose për transaksion në mënyrë që të përfshihen në rezultatet e Google Shopping. Kjo do të thotë se kur ju kërkoni për një produkt, në vend që të merrni rezultatet e nevojshme dhe të rëndësishme, juve në të vërtet ju shfaqen reklama të paguara.

Fjala “Scroogled” më shumë gjasa vjen nga kombinimi i fjalëve “Screwed” dhe “Google”. Për të ndihmuar blerësit, Microsoft ka ofruar rrugën e tyre te blerjeve online dhe gjetjen e çmimeve më të mira, duke përdorur Bing për kërkim për blerje të dhuratave apo gjësendeve tjera online gjatë arritjes se festave.

Parë nga syri ynë kjo ndoshta edhe mund të jetë e vërtet siç ka shpjeguar Microsoft mirëpo ne anën tjetër është edhe reklama për makinën e kërkimit te tyre Bing. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE