Samsung në prezantimin e Galaxy S8 dhe S8+, prezantoi mundësin e hapjes së telefonit me fytyrën e përdoruesit, por si duket kjo gjë i ka edhe dobësitë e veta,  pasi që është një teknologji e re dhe nuk është shume e zhvilluar. Akoma pa dal në treg, të dy versione të reja, S8 dhe S8+, kanë filluar me probleme me këtë veçori. Nëse përdoret ‘Face Unlock’ ju mund ta tejkaloni kyçjen e telefonit tuaj vetëm me një foto të personit i cili është regjistruar për të hapur telefonin. Kjo është paraqitur në video më poshtë.

Kjo teknologji ishte përdorur më parë edhe nga Google, por u hoq pasi kompania pranoi se kyçja mund të tejkalohej vetëm me një foto. Serish, kjo teknologji është shume e re dhe e papërdorur më parë dhe Samsung ka një rruge shume të gjatë të rregulloj problemet dhe të shtojë sigurinë. /ameble.com