Korea Times ka raportuar se LG është duke planifikuar në krijimin e një numri të smartphone-ve me Windows Phone 8 gjatë rrjedhës së vitit 2013.
Ky portali thotë se një person me fuqi ekzekutive i paidentifikuar nga LG ka thënë: “Ne këtë vit do të prodhojmë një numër të pajisjeve të reja Optimus dhe gjithashtu ka disa smartphone të ri në prodhim që do të dalin me sistem operativ Windows Phone 8.”
Gjithashtu plani i LG-s thuhet të jetë për një smartphone 5.5 inç të plotë HD për kongresin botëror të telefonave (Mobile World Congress) që mbahet në Barcelonë muajin e ardhshëm.
LG këto ditë ka zbuluar shifrat e shitjes së saj për pajisjet ku thotë se rreth 15 milion smartphone janë nxjerr në shitje nga tetor deri në dhjetor. Nëse kjo lëvizje biznesi shkon përpara, LG do tu bashkohet konkurrencës me produktet e HTC, Nokia, Samsung etj.
Natyrisht, krejt kjo për pajisje te reja mbetet thjesht një thashethem, dhe G.W. Kim, zëdhënësi i kompanisë ka refuzuar të komentojë për ketë. |ameble| [divider top=”0″]