Category Archives

176 Articles
Xbox One me mundësinë e re për dhurimin e lojrave

Xbox One me mundësinë e re për dhurimin e lojrave

Microsoft është duke planifikuar që të shtoj opsionin e dhurimit të lojrave tek përdoruesit e Xbox One. Me këtë opsion ti mund të blesh lojëra si dhuratë për miqt tuaj.
Mike Ybarra, zëvendës President i Microsoft-it theksoi në twitter se kompania nuk është larg shtimit të atij opsioni.
Ky lloj i dhuratave ka qenë edhe më herët në gjigantin e lojrave Valve, kurse nuk është e mundur tani për tani në Xbox One ose Playstation 4. Dhurimi i lojrave ka qenë një opsion shumë i kërkuar nga fansat. Në një postim të bërë në faqen e Microsoft-it ka marrur 5 mijë vota.
Ende nuk ka detaje zyrtare kur do të vijë dhurimi i lojrave por nga konfirmimi i Ybala-s kuptohet se ky opsion nuk do të vonohet shumë.

Read More

Zbritja shkollore e Microsoft më e dobët se vitin e kaluar

Zbritja shkollore e Microsoft më e dobët se vitin e kaluar

Është Korrik, që do të thotë se shkolla në Shtetet e Bashkuara do të filloje.
Gjiganti i Teknologjisë Microsoft është I pari që ofron zbritjet për fillimin e shkollës. Por ofertat dhe zbritjet janë shumë më të dobëta se vitin e kaluar.
Këtu nuk përfshihet as oferta për Surface Pro 2 që në ofertat e kaluar ka ardhur së bashku me një Xbox one falas.
Këtë vit një ndër zbritjet kryesore është paketa e Surface Pro 4 me 999$ kurse 899$ për studenta që kanë email valide me .edu. Por mos të harrojmë që Surface Pro 4 ka kaluar qe 2 vjet që ka dalur.
Microsoft gjithashtu ofron edhe Surface Book me 150$, kurse Xbox One është zbritur për 20$.
Zbritja fillon nga tani me 7 Korrik 2017.

OnePlus 5 merr edhe një përditësim të softuerit

OnePlus 5 merr edhe një përditësim të softuerit

Çfarë është një OnePlus 5?

OnePlus 5 është produkti më i fundit i OnePlus Kompanisë. Ka një ekran Full HD me 5.5 inç, një procesor Snapdragon 835, 8GB RAM, një kamerë 16MP të dyfishtë, një kamerë 16MP përballë dhe një bateri prej 3,300mAh.

Risitë rreth OnePlus 5

OnePlus është tani në mes të nxjerrjes së përditësimit të tretë të softuerit për OnePlus 5 të sapo lëshuar. Përditësimi, i cili peshon më pak se 60MB, sjell optimizime për intensitetin e dridhjes, regjistrimin video, thirrjen me zë dhe lidhjen në Wi-Fi.

Rregullimet:

  • Rregullon Wi-Fi sinjalin i cili vazhdimisht është shfaqur si i dobët në disa OnePlus 5
  • Rregullon disa aplikacione që nuk janë në gjendje të punojnë në cilësimet apo mjediset e rrjetit IPv6
  • Për të rivendosur lidhjen me një kompjuter me sistemin Windows 10, ju lutemi ta fikni ‘debugging USB’ opsionin përpara se të përditësoni.

Optimizimet:

  • Thirrje me zë më të qartë
  • Përmirësime të mëtejshme të lidhjes Wi-Fi
  • Regjistrimi i videove tani konsumon më pak bateri
  • Intensiteti i dridhjes gjatë marrjes së thirrjeve është akorduar tani në një nivel më të butë

Shkarkimi do të arrijë një përqindje të vogël të përdoruesve dhe gradualisht do të bëjë rrugën e saj për më shumë pajisje, shpjegon OnePlus. Është e paqartë nëse OTA përditësimi po shpërndahet sipas rajonit, por duhet të arrijë në celularin tuaj deri në fund të javës së ardhshme./ameble.com

Fillo karrierën në Sigurinë Kibernetike më këto certifikime

Fillo karrierën në Sigurinë Kibernetike më këto certifikime

Besoni apo jo, por çdo kompjuter i lidhur me internet është i prekshëm ndaj sulmeve kibernetike.
Me më shumë para në rrezik dhe shkelje të të dhënave në një rritje, ekspertët e certifikuar të sigurisë dhe profesionistët e certifikuar nevojiten nga çdo korporatë dhe organizatë për të parandaluar veten nga hakerët dhe hajdutët në internet.

Kjo është arsyeja pse punët në fushën e sigurisë kibernetike janë rritur 80% gjatë tre viteve të fundit sesa çdo punë tjetër e lidhur me IT. Pra, kjo është koha e duhur për ju që të konsideroni një karrierë të re si një profesionist i sigurisë në internet.

Ekspertët e sigurisë kibernetike me certifikimet ndërkombëtare po vijnë nga një gamë e gjerë sfondesh, të cilët përgatiten për të mbrojtur sistemet kompjuterike dhe rrjetet nga viruset dhe hakerët. Por, para se të filloni karrierën tuaj si ekspert për sigurinë kibernetike, është e rëndësishme të kuptoni bazat e rrjeteve dhe se si të dhënat lëvizin nga një vend në vend, dhe për këtë, ju këshilloheni të fitoni disa certifikime të vlefshme për sigurinë kibernetike.

Certifikatat e sigurisë ‘Cyber’ ​​jo vetëm që ju rritë aftësitë tuaja, por edhe të verifikoni njohuritë tuaja dhe besueshmërinë ndaj juve.

Disa nga certifikatat më të fuqishme në treg janë:

CISA – Certified Information Systems Auditor (Auditor i Sistemeve të Certifikuara të Informacionit)

Certifikimi CISA është i njohur në të gjithë botën si standard i arritjeve për ata që auditojnë, monitorojnë, qasen dhe kontrollojnë teknologjinë e informacionit dhe sistemet e biznesit.

CISM – Certified Information Security Manager (Menaxher i Sigurisë së Informacionit të Certifikuar)

Kërkesa për menaxherët e kualifikuar të sigurisë së informacionit është në rritje, dhe CISM është standardi i pranuar globalisht i arritjeve në këtë fushë.

Certifikimi unik i menaxhimit të përqendruar në CISM siguron që ju të ri-pajiseni me praktikat më të mira në industrinë e IT dhe ju njeh ekspertizën tuaj për të menaxhuar, dizajnuar, mbikëqyrur dhe vlerësuar sigurinë e informacionit të një ndërmarrjeje.

CISSP – Certified Information Systems Security Professional 

Certifikimi CISSP është një certifikim i njohur globalisht në fushën e sigurisë së informacionit dhe është bërë një standard arritjesh që është pranuar në të gjithë botën.

CISSP është një masë objektive e përsosmërisë, e cila kërkon një nivel të gjerë të njohurive.

Disa nga punët të cilat kërkojnë këto certifikime janë:

  • Konsulenti i Sigurisë
  • Menaxheri i Sigurisë
  • Drejtori i IT / Menaxheri
  • Auditori i Sigurisë
  • Arkitekt i Sigurisë
  • Analist i Sigurisë
  • Inxhinier i Sistemeve të Sigurisë
  • Shefi i Sigurisë së Informacionit
  • Drejtor i Sigurisë
  • Arkitekt i Rrjetit

Nëse doni të zgjidhni kursin më të mirë dhe kosto-efektiv për të kaluar CISA, CISM dhe CISSP certifikatat, sigurimi i Cybersecurity Certification Mega Bundle me vetëm 69$ (pas zbritjes 93%) është ajo me të cilën ju rekomandohet të filloni./ameble.com

Specifikat që mund të vijnë në iPhone 8

Specifikat që mund të vijnë në iPhone 8

Sipas dy ekipeve të kompanive të njohura analistike të cilat kanë sjellur pikëpamjet e tyre rreth asaj se qfarë mund të presim në modelet e iPhone të këtij viti thuhet:

Sipas JP Morgan, iPhone 8 do të ketë ekran të plotë, prej skajit në skajin tjetër, kamerën dyshe, përmirësim në teknologjinë e rezistencës ndaj ujit, altoparlantë më të fuqishëm dhe AirPod pa pagesë.

Për më shumë, firma deklaron se modelet iPhone 7S dhe iPhone 7S Plus do të kenë pjesën e pasme të mbuluar nga xhami dhe jo alumini, sikurse ndodhë zakonisht me produktet e tilla të Apple.

Në anën tjetër, CLSA pohon se Apple do të inkuadrojë sensorin Touch ID në pjesën e pasme të iPhone 8 për shkak se kompania nuk do të jetë në gjendje të përshtat atë në pjesën frontale. Për më shumë, kjo kompani poashtu parashikon instalimin e kamerës dyshe, si kamerë kryesore e produktit.

Megjithatë, edhe pse firmat e tilla kanë shpesh informata nga burime të sigurta, ato nuk i kanë gjithmonë detajet e sakta.

iPhone 7S dhe 7S Plus së bashku me iPhone 8 pritet të njoftohen në shtator, edhe pse pajisja e fundit mund të ketë vonesë në dërgesa./ameble

Sony Xperia XA1 lansohet në Kanadë

Sony Xperia XA1 lansohet në Kanadë

Sony Xperia XA1 tani është lansuar në Kanadë, përmes operatorit mobil Videotron dhe vjen në disa oferta të ndryshme.

Videotron është duke e ofruar pajisjen së bashku me një palë dëgjuese Sony XB550ap, që zakonisht kushtojnë 79.99 dollarë.

Xperia XA1 ka ekran HD prej 5 inç, me rezolucione prej 1280×720 pikselë. Pajisja vjen me procesorin octa-core, RAM memorien prej 3GB dhe hapësirën ruajtëse prej 32GB.

Pajisja poashtu posedon kamerën frontale prej 8MP dhe kamerën kryesore, Sony Exmor RS, me 23MP./ameble

GoPro sjell kamerën e re Fusion me 5.2K

GoPro sjell kamerën e re Fusion me 5.2K

Go Pro ka lansuar sot një kamerë sferike me 5.2K, të quajtur GoPro Fusion. Fusion është anëtari më i ri në linjën e kameravë GoPro.

“Fusion është pajisja kryesore për foto dhe video sferike. Pajisja mund të xhiroj në 5.2K video dhe të shkrep foto të mrekullueshme,” ka deklaruar Jess Foley nga GoPro.

“Falë Fusion, përdoruesit tanë mund të kapin momente në të gjitha drejtimet dhe më pas të zgjedhin kompozicionin që dëshirojnë. Kjo quhet kornizimi OverCapture.” – tregon Foley./ameble

Sony vjen me fotoaparatin e fuqishëm Alpha A9

Sony vjen me fotoaparatin e fuqishëm Alpha A9

Kompania Sony serish planifikon që të fillojë ofensivën në tregun e fotoaparateve, kësaj radhe me modelin Alpha A9, i cili paraqet njërin nga fotoaparatet më të shtrenjta të kompanisë.

Sony A9 ka full-frame sensor CMOS prej 24.2 MP. Alpha A9 mund të krijojë deri në 241 RAW, fotografinë full-frame @20 fps, duke iu falënderuar asaj se A9 sjell 20x shpejtësi më të madhe të procesimit në krahasim me modelet e mëhershme. Aty është edhe autofokus 693 point me fazë të detektimit.

Në brendësi të pajisjes është vendosur procesori i përditësuar BIONZ. Fotoaparati ka edhe QVGA OLED viewfinder me 3686K pika. Sony premton bateri, e cila zgjat 2,2 herë më shumë në krahasim me gjeneratën e mëhershme të modelit A7. Alpha A9 mbështet edhe xhirimet 4K.

Çmimi i fotoaparatit Sony A9 në Evropë është 5300 euro, ndërsa në shitje do të gjendet gjatë muajit qershor./ameble

Lansohet HTC One X10

Lansohet HTC One X10

HTC One X10 është bërë zyrtar. Pajisja tani është e listuar në ueb faqen e kompanisë në Tajvan dhe Rusi.

Listimi zbulon se telefoni është i fuqizuar nga procesori MediaTek Helio P10 SoC dhe ka ekran full HD prej 5.5 inç.

RAM memoria vjen me 3GB, ndërsa hapësira e zgjerueshme ka kapacitet bazik prej 32GB. Pajisja posedon kamerën kryesore me 16MP ndërsa kamera frontale ka kapacitet prej 8MP.

Bateria e telefonit është mjaft e fuqishme dhe sjell gjithsej 4,000 mAh.

Në anën e pasme është i vendosur sensori i gishtërinjëve ndërkohë që pajisja mbështet poashtu mundësinë e inkuadrimit të dy kartelave SIM.

HTC One X10 do të dal në shitje në Rusi këtë muaj dhe ka një çmim prej 355 dollarëve. Telefoni vjen në model me ngjyrë të argjendtë dhe të zezë./ameble

“Lekura elektronike” shikon shëndetin tuaj.

“Lekura elektronike” shikon shëndetin tuaj.

Kërkuesit në Japoni kanë zbuluar “Lëkurën Elektronike” që mund të vendoset në trupin e njeriut. Është 10 herë më e hollë se qeliza e lëkurës dhe më e ndritshme se një pupël.

Ajo do të ketë shumë përdorime si shikimi i gjendjes tuaj shëndetësore, Ajo mund të vendoset si një Tattoo elektronike ose në të ardhmen si një Televizor në trupin tuaj.

Profesori Takao Someya i Universitetit të Japonisë shpjegoi për BBC Click se si funksionon kjo paisje.

Google investon 880 milionë dollarë në LG, për ekranet e lakuara të Pixel 2

Google investon 880 milionë dollarë në LG, për ekranet e lakuara të Pixel 2

Google dëshiron të ndjekë rivalët kryesor të tregut të telefonave, përkatësisht kompanitë si Samsung dhe Apple në drejtim të përdorimit të ekraneve të lakuara në pajisjet e saj mobile.

Google është duke e bërë telefonin e saj të ardhshëm, gjeneratën e dytë të linjës Pixel këto ditë. Dhe tani një raport i ri nga Electronic Times të Koresë së Jugut sugjeron se telefonat e ardhshëm Google Pixel mund të vijnë me ekranin e lakuar OLED.

Në fakt raporti nga ET ka theksuar se Google dëshiron të investojë të paktën 880.2 milionë dollarë në kompaninë e saj partnere LG Display të Koresë së Jugut.

Burimet zbuluan se Google dëshiron të investojë këtë sasi të madhe të fondeve për të marrë një furnizim të qëndrueshëm të ekraneve fleksibile (OLED) për telefonat e saj të ardhshëm Pixel./ameble

Cortana në Xbox One: Këto janë komandat më të mira me zë

Cortana në Xbox One: Këto janë komandat më të mira me zë

Nëse ende nuk e keni përdorur Coratanan në Xbox One, Microsift do të dëshironte që ta provoni.

Si pjesë e Xbox One creators update, asistuesi virtual i  Microsoft ka pranuar një përditësim, dhe mbështet disa gjëra të reja siç janë reminders ( lajmërimet) dhe alarmi. Sidoqoftë disa komanda të zërit janë më të mira se të tjerat në Xbox One, dhe nëse e keni përdorur Cortanan në kompjuter duhet të dini se disa komanda ende nuk janë të gatshme për konzolën Xbox One.

Më poshtë është një listë e komandave më të mira të zërit për Cortana në Xbox One. Për të i aktivizuar ato duhet të keni një mikrofon ose një Kinect, dhe secilën komandë duhet ta filloni me “Hey Cortana”. Për listën e plotë të komandave, duke përfshirë edhe ato që ndoshta nuk ju duhen në Xbox One vizitojeni faqen e Microsoft.

Komandat më të mira për Cortana në Xbox One

”Play [loja]” – Fillon Lojën.

”Go home” – Kthehet në ekranin kryesor ”home screen”.

”Friends,” “Notifications,” “Messages,” “Achievements”– e hapë atë kategori.

”Invite [emri i shokut] to the party” – Nuk keni nevojë për emrin e saktë, Cortana do të e gjejë emrin që përshtatet më së miri.

”Leave the party”

”Send message to [emri]” – Cortana pastaj do të ju pyes se çfarë t’i thoni.

”Record that” – Do të ruaj 30 sekondat e fundit që luajtët në  lojë.

”Take a screenshot”

”Start a broadcast” – Fillon trasmetimin në Beam. (Nuk mund të hynni në trasmetim në Twitch me zë.)

”Remind me to [detyra]” – Cortana do të ju ofroj për të vendosur kohë dhe datën, dhe pastaj do të ju njoftoj për të në kohë edhe në paisjet tjera ku e përdorni Cortanan.

”What’s the weather this weekend?” ose “What’s the weather in [vendi] on [data]?” Cortana ju shfaq motin

”Pause” ose ”Play” – Përdoreni këtë për të kontrolluar muzikën në prapavijë.

”Videos of [termi i kërkimit]” – Shkurtesë e përdorshme për t’i shikuar videot nga Youtube në shfletuesin Edge.

”Use a code” – Për të paguar artikuj në Store.

Këto janë komandat më të mira ndërsa ka komanda që thuhet se punojnë në Cortana në Xbox One por në fakt nuk punojnë, në disa prej tyre Cortana ju thotë që t’i provoni pas përditësimeve të reja.