SHPËRNDAJE

Thashethemet e me hershme ishin se Motorola është duke punuar në disa pajisje mobile Droid dhe tani ajo zyrtarisht ka njoftuar për 3 modele: Motorola Droid ULTRA, Droid MINI dhe Droid MAXX.

Këtu do të japim një pasqyrë të shkurt të tyre dhe me vonë do t’ju shfaqim karakteristikat e plota bashkë me videot.  Të tri modelet Droid në dizajn kanë një vështrim të pastër që shfaqen me fibër të ashtuquajtur DuPont Kevlar të shoqëruar me një trup të veçantë 3D dhe vërtet unik.

Motorola Droid seria 1

Droid Ultra dhe Droid Maxx vijnë me ngjyra të kuqe dhe të zezë, të dyja posedojnë  ekran me definicion të lartë 5 inç, me rezolucion 1280X720 pikselë. Të dy posedojnë procesorë 2-bërthamor Motorola X8 1.7GHz, 2GB RAM dhe 32 GB hapësirë e brendshme për ruajtje si dhe 10 megapikselë kamerën e pasme me LED flash dhe atë frontale.

Modeli Ultra vjen me fuqinë e baterisë 2135 mAH kurse Maxx me 3500 mAh. Ato posedojnë versionin Android 4.2.2 Jelly Bean.

Kurse modeli i vogël Droid Mini vjen me ekran 4.3 inç me rezolucion 1280X720 pikselë, është i pajisur me procesorë të njëjtë, 2 GB RAM dhe hapësira e brendshme e tij është 16 GB, gjithashtu edhe kjo posedon kamere frontale dhe të pasme. Kamera frontale posedon 2 megapikselë dhe mund të incizoj video e definicion të lartë në 1080p.

Para-porositë online për këta smartphone pritet të shfaqen shumë shpejt ku Motorola Droid ULTRA, Droid MINI dhe Droid MAXX do të shiten për 99.99 $, 199.99 $ dhe 299.99 $ me kontratë 2 vjeçare nëpërmes operatorit Verizon. |ameble|