Kompania Oppo në Kinë ka njoftuar për modelet e smartphone-ve të tyre të fundit Android, Oppo R9 dhe R9 Plus, të cilët posedojnë specifika gati të ngjashme.
Oppo R9 vjen me ekran 5.5 inç Full HD me rezolucion 1920 x 1080 pikselë, është i pajisur me procesorin Mediatek Helio P10 dhe vjen me 4GB RAM. Karakteristikat tjera të R9-shit përfshijnë hapsirën për të dhëna 64GB, e cila më anë të kartelës microSD mund të zgjerohet deri në 128GB.
Gjithashtu është i pajisur me një kamerë frontale 16 megapikselë për selfie dhe video chat kurse në anën e pasme me 13 megapikselë për foto dhe video, po ashtu posedon teknologjinë e vetë kompanisë VOOC për ri-mbushje të shpejtë të baterisë dhe baterinë 2850 mAh.
Kurse Oppo R9 Plus është i pajisur me ekran 6 inç me rezolucion Full HD 1920 x 1080 pikselë, e mundësuar nga procesori Qualcomm Snapdragon 652, edhe ky gjithashtu vjen me 4GB RAM dhe 64GB hapësirën e brendshme, edhe kjo me anë të kartelës microSD mund të zgjerohet deri në 128GB. Edhe ky model i smartphone-it është i pajisur me kamera te ngjashme sikur modeli tjetër, mirëpo fuqinë e baterisë e ka 4120 mAh.
Të dyja smartphone-t vijnë me ndërfaqen Color OS 3.0 që është e bazuar në Android Lollipop. Çmimi për pajisjet fillon nga 431$ për R9 dhe 508$ për R9 Plus dhe pritet të fillojnë me shitje nga 24 Marsi dhe R9 Plus nga 12 Prilli. /ameble