SHPËRNDAJE

Më herët kemi dëgjuar thashetheme se LG është duke punuar në dy versione të smartphone-it të tyre LG G4. Këto versione përfshijnë, njëri model vjen me lapsin shkrues (Stylus) dhe një tjetër të quajtur LG G4c, që duket të jetë një version më i vogël se LG G4 standard. Tani, siç rezulton këto thashetheme kanë dalur të jenë të vërteta, sepse LG edhe zyrtarisht ka lansuar modelet LG G4 Stylus (me lapsin shkrues) dhe LG G4c.

LG G4 Stylus

Modeli i parë LG G4 Stylus, siç nënkuptohet edhe nga emri është një phablet që vjen me lapsin shkrues të bashkangjitur, ngjashëm siç ka bërë edhe Samsung me serinë e tyre Galaxy Note. Pajosja posedon ekranin 5.7-inç, por për fat të keq është me definicion të lartë 720p. Është i mundësuar nga chipset-i 4-bërthamor për modelin LTE, dhe 8-bërthamor për modelin 3G, gjithashtu vjen me 1GB RAM, 8GB hapësirën e brendshme për ruajtjen e të dhënave, kamerën kryesore 13MP për modelin LTE dhe 8MP për modelin 3G. Megjithatë të dy modelet, edhe LTE dhe 3G do të vijnë me kamerë frontale 5MP, baterinë çmontuese 3000 mAh dhe versionin e softuerit Android 5.0 Lollipop.

LG G4c

Kurse modeli tjetër LG G4c, siç edhe thamë më lartë është një version më i vogël se LG G4 standard, vjen me ekran 5-inç me definicion të lartë 720p. Posedon procesorin 4-bërthamor 1.2GHz, 1GB RAM, 8GB hapësirë të brendshme për ruajtjen e të dhënave, portën microSD, kamerën kryesore 8MP, atë frontale 5MP, baterinë 2.540 mAh, dhe gjithashtu vjen me Android 5.0 Lollipop.

Çmimet dhe disponueshmëria e tyre ende nuk është publikuar nga kompania, por LG thotë se të dy modelet janë planifikuar të dalin në treg javët e ardhshme. /ameble

SHPËRNDAJE