Si duket Acer është duke u përgatitur mirë për vitin 2014 duke lansuar produkte të ndryshme. Kjo e dëshmon edhe lansimi i smartphone-it Liquid Z5, një pajisje e rangut të mesëm.

Acer Liquid Z5Acer Liquid Z5 është Android smartphone-i me ekranin 5 inç i mbështetur nga procesori 2–bërthamor 1.3 GHZ, 512 MB RAM memorie dhe ka vetëm 4 GB hapësirë të brendshme për ruajtjen e shënimeve si dhe instalimin e aplikacioneve. Si shumica e smartphone-ve, edhe ky model ka të integruar dy kamera, atë të pasmen 5 Megapikselë dhe frontalen 0.3 Megapikselë.

Shitjet e Acer Liquid Z5 do të fillojnë nga mesi i këtij muaji duke filluar në Britaninë e Madhe, Spanjë, Portugali, Gjermani, Ukrainë dhe Francë me çmim prej 169 €. /ameble