Janë dëgjuar shumë thashetheme që Amazon do të lansoj një shërbim të ri streaming për muzikë. Ky shërbim tani është zyrtarizuar dhe është quajtur Amazon Prime Music. Amazon Prime Music është pa pagesë për ata që regjistrohen apo janë të regjistruar si Amazon Prime dhe aty mund të dëgjohen në mbi një milionë këngë nga ueb shfletuesi, smartphone-i apo tableti.
Shërbimi i ri për muzikë nga Amazon është me reklama. Ky shërbim do të jetë në dispozicion në platformën Apple iOS, Android të Google-it, pajisjet Amazon Kindle Fire dhe gjithashtu nga kompjuteri. Si duket Amazon Prime Music për momentin është në dispozicion vetëm për SHBA-në. Nga vetë kompania me siguri pritet të bëhet ndonjë njoftim zyrtar rreth këtij shërbimi.
Në ndërkohë, në qoftë se jeni përdorues Prime i Amazon-it dhe jetoni në SHBA, më shumë informata në lidhje me Amazon Prime Music mund të gjeni në ketë link.