Më lançimin e Microsoft Windows 8 të Premten e kësaj jave, Google ka përgatitur aplikacionin e ri të saj për kërkim Google search që është projektuar posaçërisht për përdorim në Microsoft Windows 8.
Karakteristikat e këtij aplikacioni të Google search për Windows të ri ju mundëson të shkruani dhe të kërkoni direkt nga faqja kryesore homescreen e Windows 8. Google bashkë më aftësitë e krijuesve të Windows 8 kanë arritur mënyrën që të përdoret edhe mikrofoni i tyre (Microsoft-it) për të kërkuar pyetje në Google search.
Informacionet e botës në majë të gishtave, i thjesht, mënyra më e shpejtë dhe e saktë për të gjetur përgjigjen në pajisjen tuaj më Windows 8. Aplikacioni Google search vetëm për Windows 8 nga tani është në dispozicion në Microsoft Windows Store dhe është pa pagesë për shkarkim. |ameble| [divider top=”0″]