SHPËRNDAJE

Gjatë muajve të fundit vet kompania BlackBerry ka paralajmëruar në internet me disa shenja për pajisjen e tyre të ardhme BlackBerry Passport duke shkaktuar thashetheme. Smartphone-i tani është lansuar zyrtarisht.

Blackberry Passport

BlackBerry Passport vjen me ekranin katror 4.5 inç, rezolucionin 1440 x 1440 pikselë dhe 453 ppi. Procesori 4-bërthamor Snapdragon 800 (2.2 GHz), me 3GB RAM. Posedon 32 GB hapësirë të integruar plus portën MicroSD që përkrah deri 64GB. Fuqia e baterisë është 3450 mAh.

Gjithashtu vjen me tastierë fizike tre rreshtore QWERTY, që është një tastierë e re nga kompania të cilën e ka quajtur “Touch Enabled keyboard” ku sipas BlackBerry-it është dizajnuar të jetë më e saktë se tastierat standarde.

Ky smartphone vjen me versionin e ri të sistemit operativ mobil të BlackBerry-it, BlackBerry OS 10.3, dhe asistentin e aktivizuar BlackBerry Assistant. Gjithashtu përmban shërbimin për email-a BlackBerry Hub, që është zhvilluar të jetë qendra apo pika kryesore për të gjitha mesazhet tuaja, që përfshinë thirrje telefonike, mesazhet me tekst, email-at, BBM etj.

BlackBerry Passport më shitje fillon menjëherë nga sot në SHBA dhe do të shitet me pakicë për 599$, ende nuk ka informata për vendet tjera. /ameble