Në ngjarjen CES 2013, Sony ka zbuluar foto-aparatin e tyre të ri Cyber Shot në formën DSC-H200, një foto-aparat ky i cili me sa duket është projektuar për personat me përvojë në fotografi, ai ofron kontrolle ekstra dhe funksione të cilat fotografet më me përvojë ndoshta dinë ti vlerësojnë. Pra, çfarë mund të presin konsumatorët nga DSC-H200?
Për fillestaret Sony ka të instaluar një sensor Super HAD CCD në foto-aparatin me 20.1 MP. Vjen me lente fikse të bashkangjitura në të dhe hapje minimale prej f/3.1 në gjerësi të saj, ofron deri 26 herë zoom optik dhe digital zoom 52 herë. Kjo pajisje gjithashtu posedon gamë ISO deri në 3200 të cilat ndihmojnë në situata kur drita është e ulët, blicin e ka të integruar, ekranin LCD 3 inç për të kontrolluar fotot dhe siç pritet nga të gjitha foto-aparatet tjera posedon mundësin e incizimit te videove të cilësisë 720p HD.
Mund të shihni në fotot e më poshtme, DSC-H200 do të vijë më një trup DSLR i cili ofron ergonomi më të mirë.
Paraqitet me çmim prej 249 $, DSC-H200 del në shitje gjatë këtij muaji. |ameble| [divider top=”0″]