HTC ka lansuar një smartphone tjetër të ri Desire 600, një pajisje Android me 2-SIM kartela dhe me karakteristika mesatare që posedon ndërfaqen HTC Sense.
HTC Desire 600 paraqitet me procesor 4-bërthamor 1.2GHz, kamerë të pasme 8 megapikselë të shoqëruar me atë frontale 1.6 megapikselë dhe ekran 4.5 inç.
Pajisja përmban zërim të dyfishtë ne pjesën frontale (ngjashëm si ne modelin HTC One) dhe ka të integruar Beats Audio, duke e bërë kështu një zgjedhje të mirë për dashamirët e muzikës.
Modeli HTC Desire 600 me 2-SIM kartela do të jenë në dispozicion nëpër disa të botës nga fillimi i muajit Qershor, çmimi ende nuk është dhënë. |ameble|