SHPËRNDAJE

HTC One Mini 2HTC vazhdon me prodhimin e serisë HTC One Mini duke shtuar versionin e dytë të modelit paraprak.

HTC One Mini 2 vjen me ekranin HD 4.5 inç me rezolucion prej 720 x 1280 pikselëve i mbrojtur me Corning Gorilla Glass 3 dhe përkrahë rrjetet 2G, 3G dhe 4G.

Modeli HTC One Mini 2 ka të integruar Qualcomm Snapdragon 400 procesorin 4-bërthamor 1.2GHz Cortex A7, 1GB RAM memorie dhe 16GB hapësirë të brendshme e cila mund të zgjerohet deri në 128GB me anë të microSD kartelës.

Si shumica e smartphone-ve edhe ky model ka të integruar dy kamera, frontalen 5 megapiksel dhe kryesoren 13 megapiksel e cila mundëson video incizime Full HD.

Deri më tani nuk ka informata për çmimin e këtij modeli. /ameble

SHPËRNDAJE