SHPËRNDAJE

HTC One X10 është bërë zyrtar. Pajisja tani është e listuar në ueb faqen e kompanisë në Tajvan dhe Rusi.

Listimi zbulon se telefoni është i fuqizuar nga procesori MediaTek Helio P10 SoC dhe ka ekran full HD prej 5.5 inç.

RAM memoria vjen me 3GB, ndërsa hapësira e zgjerueshme ka kapacitet bazik prej 32GB. Pajisja posedon kamerën kryesore me 16MP ndërsa kamera frontale ka kapacitet prej 8MP.

Bateria e telefonit është mjaft e fuqishme dhe sjell gjithsej 4,000 mAh.

Në anën e pasme është i vendosur sensori i gishtërinjëve ndërkohë që pajisja mbështet poashtu mundësinë e inkuadrimit të dy kartelave SIM.

HTC One X10 do të dal në shitje në Rusi këtë muaj dhe ka një çmim prej 355 dollarëve. Telefoni vjen në model me ngjyrë të argjendtë dhe të zezë./ameble

SHPËRNDAJE