Operatori IPKO së fundi ka shpalosur para përdoruesve aplikacionin IPKO Menu që ofron qasje të shpejtë në kodet më të nevojshme në shfrytëzim të përditshëm, ku përfshihet qoftë qasja për bilancin kreditor apo dërgimin e të hollave tek një përdoruesi tjetër.
E nisur në bazë të nevojës së konsumatorëve, aplikacioni IPKO Menu vjen pa pagesë në Google Play me një dizajn të thjesht dhe të pastër, që orienton shumë lehtë përdoruesin drejt opsioneve si bilanci kreditor, rreth im, numri i telefonit, aktivizimi i internetit, qasja ne pako special të IPKO’s, etj. Aplikacioni në një stil të ngjashëm me aplikacionin Bankat e Kosovës, që liston pikat e shitjes së bankave, gjithashtu tregon edhe për pikat më të afërta të shitjes në bazë të lokacionit se ku gjendet klienti duke u kyçur me GPS, ndërsa duke treguar në hartë pikën dhe shërbimet që oforn ajo pike. Nga linku i publikimit (https://play.google.com/store/apps/details?id=com.milotshala.ipkomenu) duket se gisht në zhvillimin e aplikacionit ka pasur Milot Shala, një programer i njohur nga Kosova, që momentalisht është duke punuar për kompaninë Doo me bazë në Gjermani.
Në apsketin e dizajnimit të eksperiencës së përdoruesit logo IPKO në të majtë është paksa hutuese pasi që përdoruesi tenton gjithnjë të prek atë, megjtihatë menyja është e vendosur në të djathtë ku përdoruesi mund të zgjedh gjuhën apo të kontaktojë përkrahjen teknike përmes telefonit apo emailit.
Qasje të ngjashme të lehtësimit të shfrytëzimit të operatorit mobil ofrojnë pëdorues anembanë botës, dhe së fundi diçka të ngjashme ka ofruar edhe Vodafone Albania për klientët e saj në Shqipëri, ku ofrohen një sërë shërbimesh përmes aplikacionit.
Në anën tjetër operatori mobil IPKO duket se po investon mjaft shumë në eksperiencën mobile të përdoruesve të saj, pasi që koh më parë ka lansuar aplikacionin TVIm që sjellë eksperiencën televizive në pajisje mobile, ndërsa nuk mungojnë as aplikacionet tjera si Pi me kujdes. |digjitale| |ameble|