Herën e fundit ishte Nokia ajo që kishte lansuar një tablet të ri me Android e që dukej gati i ngjashëm me iPad mini. Kurse tani është kompania kineze Onda është ajo që ka prodhuar një tablet me dy platforma që i ngjan iPad Air 2, ku gjithashtu ofron karakteristika të larta si dhe posedon çmim konkurrues.
Onda V919 3G Air përmban një dizajn të lëmuar alumini dhe ekranin 9.7-inç me rezolucion 2048 x 1536 pikselë (njëjtë si iPad Air 2). Gjithashtu posedon procesorin 4-bërthamor Intel 64-bit, 2GB RAM, 64GB hapësirë të brendshme për ruajtjen e të dhënave, mbështet kartelat shtesë microSD deri në 128GB, posedon kamerën e pasme 5-megapikselë, frontalen 2-megapikselë si dhe lidhjen 3G.
Kalimi midis Android 4.4 Kitkat dhe Windows 8.1 në ketë tablet të ri është shumë e thjeshtë, duke shtypur vetëm një buton.
Onda V919 3G Air është në dispozicion dhe mund të porositet online për 193 $ (162 €), duke e vënë të gjithë tabletët tjerë në konkurrencë. Sigurisht, që ka shumë detaje këtu që nuk dimë për ketë tabletë, mirëpo nga këto karakteristika si tablet duket të jetë një opsion i mirë. /ameble