SHPËRNDAJE

Lenovo A5000 2Lenovo ka lansuar smartphone-in A5000 në Rusi, një pajisje të rangut të mesëm që ka çmimin vetëm 227$.

Lenovo A5000 sjell në vete një bateri masive e fuqisë 4.000 mAh e cila në fakt do të jetë edhe komponentë kryesore në shitje. Pajisja vjen me ekranin e plotë (720p) IPS 5 inç dhe vjen me një shtresë të veçantë nano për ta bërë atë rezistent ndaj ujit.

Lenovo A5000 është i përkrahur nga procesori me 4 bërthama Mediatek MT6582 SoC me shpejtësi 1.3GHz si dhe 1GB RAM memorie dhe vjen me 8GB hapësirë të brendshme e cila mund të zgjerohet nëpërmjet microSD kartelës.

Në pjesën e pasme të pajisjes, është integruar kamera kryesore 8 megapikslë, ndërsa në pjesën frontale është integruar kamera 2 megapikselë me fiks-fokus e dedikuar për selfie.

Duhet të ceket se kjo pajisje përkrahë 2 SIM kartela, mbështet rrjetin 3G, Wi-Fi, Bluetooth 4.0, FM Radio, dhe GPS dhe ka çmimin vetëm 227$. /ameble

SHPËRNDAJE