Smartphone i ri LG G5 tanimë është lansuar zyrtarisht dhe janë prezantuar të gjitha detajet e këtij smartphone-i Android nga LG, ky model është smartphone i parë modular i LG-së.
LG G5 vjen me ekran Quad HD 5.3 inç me rezolucion 2560 x 1440 pikselë, është i pajisur me procesorin Qualcomm Snapdragon 820 dhe vjen me 4GB RAM.
Për ruajtjen e të dhënave posedon 32 GB hapësirë dhe gjithashtu përmban portën microSD që përkrah kartela deri në 2TB, kurse bateria e tij është 2800 mAh dhe vjen me versionin Android 6.0 Marshmallow.
Në anën frontale pajisja vjen me kamerën 8 megapikselë kurse atë të pasmen të dyfishtë, e përbërë më kënd të gjerë 16 megapikselë. Gjithashtu vjen me WiFi, Bluetooth, 4G LTE, mbushësin e shpejtë dhe versionin USB Type-C.
Ky model i LG-së është një smartphone modular ku posedon pjesë ngjitëse si LG Cam Plus, që shtohen opsione për kamerën dhe lidhet nëpërmjet slotes së baterisë, kjo në thelb e kthen smartphone-in në një aparat fotografik digjital të plotë me butona fizik të kamerës.
Një tjetër pjesë ngjitëse e re e cila është zhvilluar me B&O Play është LG HiFi Plus, që është një audio player Hi-Fi DAC i dizajnuar për të dhënë zë me kualitet të lartë.
Kompania LG për ketë model të smartphone-it dhe për të gjitha këto pjesë shtesë ende nuk i ka publikuar çmimet. /ameble