Apple në ngjarjen e tyre të paralajmëruar për sot ka njoftuar për disa pajisje të reja dhe një ndër ato është edhe Apple MacBook i ri, ku vjen me një dizajn krejtësisht të ri në krahasim me modelin e mëparshëm.
MacBook i ri është me më i hollë dhe më i lehtë se se MacBook Air, ku peshon vetëm 908 gram dhe vjen me një tastierë të re e cila përmban një mekanizëm të ri në formë të fluturës. Ky model gjithashtu posedon një sistem të ri të ndriçimin të ekranit dhe vjen me madhësi 12-inç (ekrani retinë) me rezolucion 2304 x 1440 pikselë. MacBook i ri i Apple-it do të vijë me një seri ngjyrash të cilat përfshijnë edhe ngjyrën ari.
Në të është futur edhe bateria e re e dizajnuar pikërisht për ketë model të hollë ku premton deri në 9 orë jetë të baterisë. Posedon një port të vetme USB-C e cila është dizajnuar për të lidhur pajisjet me MacBook dhe gjithashtu për të rimbushur baterinë.
Çmimet për Apple MacBook të ri do të fillojë nga 1299 $ (1196.68 Euro) për modelin me 256GB Hard Disk, dhe 1599 (1472.46 Euro) për modelin 512GB. /ameble