Në ngjarjen CES, Dell prezantoi Monitorin P2815Q 28 inç 4K, me rezolucion 3850 x 2160 piksela i cili do të lansohet në treg në fund të këtij muaji.
Monitori Dell P2815Q ka ekranin 28 inç 4K dhe ka të integruar portën për HDMI, DisplayPort-en, mini-DisplayPort-en, katër porte USB 3.0 si dhe gjithashtu përmban një 6-1 lexues të kartelave.
Sipas kompanisë Dell, monitori i ri është projektuar për të siguruar punën e njëjtë sikurse që ofrojnë ekranet e modeleve të tyre UltraSharp, por me një çmim shumë më të ulët.
Monitori i prezantuar do të ketë çmimin prej 699 $, një çmim i cili është mjaft i mirë duke marrë parasysh çmimin e monitorëve 4K të lansuar vitin e kaluar dhe do të jetë në dispozicion në SHBA nga 23 Janari. /ameble