Pas shumë javësh spekulime, Nokia i ri Lumia 525 i rangut të mesëm tani është zyrtarizuar. Për fat të keq, nuk ka asnjë informatë për disponueshmërinë dhe çmimi e tij për tregjet e ndryshme. Megjithatë, Engadget thekson se lista zyrtare e Lumia 525 përfshin tri rajone Afrikën, Azinë dhe Lindjen e Mesme.

E mira e këtij modeli është se smartphone-i përmban 1GB RAM, që është dy herë me shumë 512MB RAM që ishte në smartphone tjerë të Lumia-s të buxhetit të ulët (Nokia Lumia 520, Nokia Lumia 620 dhe Nokia Lumia 625). Karakteristikat e tjera të Lumia 525 janë identike me Lumia 520.

[youtube id=”3pv7ijWuY8E” width=”600″ height=”350″]

Nokia Lumia 525 vjen me Windows Phone 8 me përditësimin Lumia black. Përmban ekran WVGA SPI LCD 4 inç (480×800) në 235 ppi, posedon procesorë 2-bërthamor 1GHz Qualcomm Snapdragon S4 së bashku me 1GB RAM. Gjithashtu vjen me 8GB hapësirë të brendshme për ruajtje, e cila mund të zgjerohet deri në 64GB nëpërmes slotës microSD dhe si të gjitha modelet tjera Lumia vjen me 7GB hapësirë plus pa pagesë në SkyDrive.

Kamera e pasme është 5 megapikselë, nuk posedon blic dhe kamerë frontale. Fuqia e baterisë është 1430 mAh ku sipas kompanisë mund të qëndroj deri në 17 orë bisedë. Lidhjet që posedon kjo pajisje janë Bluetooth, Wi-Fi, A-GPS, A-GLONASS dhe 3G. Për detaje të plota mund t’i gjeni tek uebfaqja e Nokia-s.|ameble|