Edhe një model i ri i brendit kinez Oppo, është lanusar në treg.
Modeli Oppo R1 ka madhësinë e ekranit 5 inç IPS me rezolucion 1280 x 720 pikselë i mbështetur nga procesori 4-bërtamor Mediatek MT6582 1.3 GHz dhe 1 GM RAM memorie.
Ka të integruar dy kamera, atë frontalen 5 Megapikselë e dedikuar për video thirrje dhe atë të pasmen 8 Megapikselë. Karakteristika të tjera përfshijnë hapësirën e brendshme 16 GB për ruajtën e shënimeve dhe instalimin e aplikacioneve, WiFi , Bluetooth dhe vjen me Android 4.2.2 Jelly Bean.
Pak a shumë është zhgënjyese se smartphone-i Oppo R1 nuk e përkrahë SD kartelën, pra hapësira e brendshme për ruajtjen e shënimeve është e kufizuar.
Oppo R1 është mund të porositet nga OPPO Online Store me çmim prej 410 $. |ameble|