Porsche ka njoftuar për versionin e ri të modelit të tyre, Porsche Cayenne (viti 2015), i cili vjen me disa përditësime të vogla nga modeli i mëparshëm. Porsche Cayenne i ri do të vijë në pesë versione të ndryshme, të cilët përfshijnë Cayenne S, Cayenne Turbo, Cayenne Diesel, Cayenne S Diesel dhe një i ri më hibrid Cayenne S E-Hybrid.

Bashkë me serinë e re të motorëve, Porsche Cayenne 2015 posedon edhe disa ndryshime tjera, pjesën e jashtme e cila përfshijnë një pamje të mprehtë dhe dizajn të ri. Pjesa e prapme e Porsche Cayenne gjithashtu është përditësuar ku tani vjen me një krehje të re nga dritat e pasme, dritat e frenave etj. Sipas Porsche-së kjo seri është projektuar për të përmirësuar efikasitetin e karburantit.

Modeli më interesante i kësaj serie të Porsche-së është Cayenne S E-Hybrid, ku është modeli i parë në hibrid në serinë e Cayenne-ve dhe përmban një bateri tërheqëse litium-ion me 0.8 kWh nga 18 deri 36 km në motor të vetëm.

Këto modele të 2015-tës do të dalin në shitje në Evropë nga muaji Tetor, Cayenne Diesel do të shitet me pakicë për 66.260 €, Cayenne S 80.183 €, Cayenne S Diesel 82.087 €, Cayenne S E-Hybrid do të kushtojë 82.087 € dhe Cayenne Turbo € 128.378. Për me shumë detaje rreth këtyre modeleve mund të gjeni këtu. /ameble